Group Lepine

Aptisen

Laboratoires Delbert

GPC Medical ltd

Laboratories ROVI

Historiku i Kompanisë

Ortho-Implants sh.p.k është kompani e themeluar në Kosovë në vitin 2011 dhe si rezultat i një angazhimi konkret nisi me importimin e implanteve ortopedike nga prodhuesi kredibil me renome botërore “Groupe Lepine” nga Franca duke mundësuar kësisoj realizimin e implantimit të endoprotezave totale të nyjës koksofemorale dhe të nyjës së gjurit si dhe tërë gamës së implanteve ortopedike nga Franca në Kosovë.

Sherbimet

Ortho-Implants arriti që në një kohë shumë të shkurtër falë seriozitetit, implanteve të sukseseshme dhe mjekëve Ortoped profesionistë të bëhet lider për implante ortopedike jo vetëm në Kosovë por edhe në shtetet tjera të rajonit. Ortho-Implants arriti të nënshkruajë marrëveshje ekskluzive me kompanitë tjera evropiane si “APTISSEN” nga Zvicra për Viskosuplimente shumë të sukseseshme intraartikulare dhe “Hofer” nga Austria për Flexibil Nail që është një metodë e re për fraktura tek fëmijët.
Të sigurtë ne vendosjen e bazave solide në tregun Kosovar duke plotësuar më së miri nevojat e pacientëve që nga pajisjet e teknologjisë së fundit deri tek shërbimet profesionale ortopedike. Ortho-Implants punon me qëllime të qarta për te realizuar planet dhe objektivat që ka vendosur për vitet në vazhdim, duke vazhduar me rritjen dhe shtrirjen e aktivitetit të saj, implementimin e teknikave të reja në fushën e ortopedisë dhe implantologjise si dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj klientëve, të cilat janë dhe mbesin objektivat kryesorë të Ortho-Implants .
Gjatë viteve të fundit kjo kompani ka dëshmuar se me profesionalizmin dhe aftësine e saj në rritje është pozicionuar mirë në tregun kosovar falë produkteve të saja cilësore dhe konkuruese si dhe së fundi me hapjen e Spitalit Ortopedik OTRILA në Prishtinë në të cilin implantohen implantet e standardeve evropiane nga mjekë të specializuar në Francë dhe me një përvojë të madhe në spitalet evropiane .

Lista e katalogjeve





Kontakti


  • Adresa

    Rr. Petro Nini Luarasi PN, 10000 Prishtine

  • Web

    www.ortho-ks.com

  • Email

    info@ortho-ks.com

  • Tel

    +383 49 526 491, +383 45 188 488