Group Lepine

Aptisen

Laboratoires Delbert

GPC Medical ltd

Laboratories ROVI

Historiku i Kompanisë

Ortho-Implants është një kompani me përgjegjësi të kufizuar e themeluar në Kosovë në vitin 2011 dhe si rezultat i një angazhimi konkret ka filluar importin e implanteve ortopedike nga prodhuesi i njohur botëror “Groupe Lépine” nga Franca, duke realizuar kështu implantimin e endoprotezës totale të kërdhokullës dhe gjurit si dhe e gjithë gama e implanteve ortopedike nga Franca në Kosovë. Kompania jonë arriti që në një kohë shumë të shkurtër për shkak të seriozitetit, implanteve të suksesshme dhe mjekëve ortopedë profesionistë të bëhet lider për implantet ortopedike jo vetëm në Kosovë por edhe në vendet e tjera të rajonit. Ortho-Implants arriti të nënshkruajë marrëveshje ekskluzive me kompani të tjera evropiane si

“APTISSEN” nga Zvicra për solucione intra-artikulare shumë të suksesshëme. ‘’GPC Medical’’ për pajisjet dhe instrumentet spitalore/mjekësore/shkencore/laboratorike. ''Permedica'' nga Italia për produkte kirurgjikale ortopedike për artroplastikë të kërdhokullës, gjurit dhe shpatullave. ‘’ Novière’’ nga Zvicra për kapsulën e acidit hialuronik. ``Labaratorios ROVI`` nga Spanja me enoxaparin biosimilar (heparin me peshë të ulët molekulare [LMWH] për indikacione antikoagulante).

“Laboratoire DELBERT” nga Franca një portofol produktesh thelbësore për zona terapeutike të përcaktuara mirë. ``Audio Technologies``, Itali, duke ofruar përmirësime të rëndësishme shkencore në kirurgjinë ORL. `` Vivosonic Inc.``, Kanada, pajisje mjekësore për matjen e diagnostikimit të dëgjimit dhe shqyrtimin e dëgjimit të porsalindurve. ``NUOVA BN``, Itali, tavolina operative dhe aparate kirurgjikale operuese.

Për shumë vite, Ortho Implants, kanë vënë theks të madh shpërndarjes së barnave dhe pajisjeve mjekësore të nivelit të lartë. Departamenti i Zhvillimit ka merita për faktin se Ortho Implants është bërë një nga kompanitë më të mëdha në Ballkan me fokus në pajisjet mjekësore dhe barnat. Falë partnerëve tanë ne jemi në gjendje të shpërndajmë produkte medicinale me cilësi të lartë që lehtësojnë aksesin e pacientëve në kujdesin shëndetësor të përballueshëm dhe me cilësi të lartë.

Sherbimet

Ortho-Implants arriti që në një kohë shumë të shkurtër falë seriozitetit, implanteve të sukseseshme dhe mjekëve Ortoped profesionistë të bëhet lider për implante ortopedike jo vetëm në Kosovë por edhe në shtetet tjera të rajonit. Ortho-Implants arriti të nënshkruajë marrëveshje ekskluzive me kompanitë tjera evropiane si “APTISSEN” nga Zvicra për Viskosuplimente shumë të sukseseshme intraartikulare dhe “Hofer” nga Austria për Flexibil Nail që është një metodë e re për fraktura tek fëmijët.
Të sigurtë ne vendosjen e bazave solide në tregun Kosovar duke plotësuar më së miri nevojat e pacientëve që nga pajisjet e teknologjisë së fundit deri tek shërbimet profesionale ortopedike. Ortho-Implants punon me qëllime të qarta për te realizuar planet dhe objektivat që ka vendosur për vitet në vazhdim, duke vazhduar me rritjen dhe shtrirjen e aktivitetit të saj, implementimin e teknikave të reja në fushën e ortopedisë dhe implantologjise si dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj klientëve, të cilat janë dhe mbesin objektivat kryesorë të Ortho-Implants .
Gjatë viteve të fundit kjo kompani ka dëshmuar se me profesionalizmin dhe aftësine e saj në rritje është pozicionuar mirë në tregun kosovar falë produkteve të saja cilësore dhe konkuruese si dhe së fundi me hapjen e Spitalit Ortopedik OTRILA në Prishtinë në të cilin implantohen implantet e standardeve evropiane nga mjekë të specializuar në Francë dhe me një përvojë të madhe në spitalet evropiane .

Lista e katalogjeve





Kontakti


  • Adresa

    Rr. Petro Nini Luarasi PN, 10000 Prishtine

  • Web

    www.ortho-ks.com

  • Email

    info@ortho-ks.com

  • Tel

    +383 49 526 491, +383 45 188 488